
Në Amfiteatrin e Spitalit Klinik të Tetovës u organizua solemniteti me rastin e ndarjes së 109 vendimeve për punësim për të punësuarit e rinj në këtë institucion shëndetësor.
Në ceremoninë morrën pjesë krerët e VLEN-it Bilall Kasami, Izet Mexhiti si dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.
Ndarja e vendimeve paraqet një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve njerëzore të Spitalit Klinik të Tetovës dhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e rajonit.



