LajmeMaqedoniTopLajm

Mexhiti: VLEN e mban fjalën, 109 vendime pune për kuadrin që tashmë ka qenë i angazhuar në këtë institucion

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti sot mori pjesë në ndarjen e vendimeve për 109 të punësuarve në Spitalin Klinikt të Tetovës një punë e palodhëshme e drejtorit Erzen Elezi duke shkruar kështu historinë. Mexhiti theksoi se VLEN mban fjalën dhe bashkë me Bilall Kasamin dhe drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, takuam një pjesë të stafit, të cilët prej kohësh kanë qenë në shërbim të këtij institucioni, ndërsa sot për herë të parë morën vendimet e tyre të punës, shkruan Top24

Mexhiti më tej shkruan se “Pjesa më e madhe e vendeve të punës u dedikohen profileve mjekësore, si mjekëve, laborantëve, biokimistëve, infermierëve dhe kuadrove të tjera të nevojshme për funksionimin e spitalit. Në kuadër të këtij procesi përfshihen gjithashtu 28 specializantë dhe 10 punëtorë teknikë.”

Postimi i plotë i Izet Mexhitit:
VLEN e mban fjalën!
Sot, në Spitalin Klinik të Tetovës, ndamë 109 vendime pune për kuadrin që tashmë ka qenë i angazhuar në këtë institucion dhe që sot për herë të parë mori vendimet e punës. Bashkë me 36 vendimet e ndara më herët, 145 pjesëtarë të stafit tashmë e kanë të rregulluar statusin e tyre të punës.
Bashkë me Bilall Kasamin dhe drejtorin e Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi, takuam një pjesë të stafit, të cilët prej kohësh kanë qenë në shërbim të këtij institucioni, ndërsa sot për herë të parë morën vendimet e tyre të punës.
Pjesa më e madhe e vendeve të punës u dedikohen profileve mjekësore, si mjekëve, laborantëve, biokimistëve, infermierëve dhe kuadrove të tjera të nevojshme për funksionimin e spitalit.
Në kuadër të këtij procesi përfshihen gjithashtu 28 specializantë dhe 10 punëtorë teknikë.
Por nuk do të ndalemi këtu.
Gjatë muajit shtator pritet të hapen edhe vende të reja pune për specializantë, ndihmës-infermierë dhe administratë.
Po punojmë që Spitali Klinik i Tetovës të ketë kuadrin që i nevojitet dhe qytetarët të marrin shërbimin shëndetësor që meritojnë.
Sepse ne e mbajmë fjalën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close