LajmeMaqedoni

Kasami: Autostrada Shkup–Bllacë del nga sirtari i premtimeve, nis realizimi i projektit

Kryetari i Komunës së Tetovës dhe një nga drejtuesit e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka reaguar lidhur me projektin e autostradës Shkup–Bllacë, duke e cilësuar atë si një ditë historike, shkruan Tema.mk.
Sipas Kasamit, autostrada më në fund po kalon nga faza e premtimeve në fazën e realizimit, duke theksuar se projekti po zbatohet nga Qeveria VLEN. Ai bëri të ditur se autostrada do të ketë gjerësi prej 27 metrash dhe do të përfshijë pesë tunele dhe nëntë ura, duke e cilësuar atë si një autostradë moderne që do të lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën.
Në fund të reagimit të tij, Kasami uroi të gjithë qytetarët për nisjen e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close