BotaLajme

Kaos në OKB: Qindra diplomatë dolën nga salla gjatë fjalimit të Netanyahut

Dhjetëra delegatë dolën nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ndërsa Benjamin Netanyahu filloi fjalimin e tij duke mbrojtur luftën e Izraelit në Gaza.

Disa qindra diplomatë nga e gjithë bota dolën nga salla në New York, ndërsa mbështetësit e Netanyahu-s përpiqeshin të shpërqendronin vëmendjen me duartrokitje të zëshme dhe duke qëndruar në këmbë për të mbushur vendet bosh.

Liderët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u përpoqën të rikthenin rregullin në sallë, por pa sukses.

Netanyahu tha se Izraeli “duhet ta përfundojë punën” kundër Hamasit në Gaza.

Fjalimi i tij filloi vetëm disa çaste pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) konfirmuan se zyra e Netanyahu-s kishte urdhëruar që fjalimi i kryeministrit të transmetohej tek palestinezët në Rripin e Gazës si pjesë e një “fushate ndikimi”.

Zyra e Netanyahu-s njoftoi se kishte urdhëruar ushtrinë të vendoste altoparlantë në kamionë vetëm në anën izraelite të kufirit me Gazën, pa rrezikuar jetën e ushtarëve, megjithëse IDF konfirmoi se kishte vendosur edhe altoparlantë në Rripin e Gazës.

Mbetet e paqartë nëse Forcat Mbrojtëse të Izraelit shkelën udhëzimet e kryeministrit duke vendosur altoparlantët në Gazën e shkatërruar nga lufta, ose nëse deklarata e zyrës së Netanyahu-s përmbante informacion të rremë, raportoi “Times of Israel”.

Ushtria njoftoi se gjithsej nëntë sisteme altoparlantësh janë instaluar për nevojat e “fushatës së ndikimit”, të drejtuar ndaj civilëve palestinezë në Gaza dhe kundër Hamasit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close