LajmeRajon

Kandidati për kryeministër në Mal të Zi, Spajiç: I gatshëm të bashkëpunoj me shqiptarët

Lëvizja “Europa Tani” e presidentit aktual të Malit të Zi Jakov Milatoviç fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën dje në këtë vend duke marrë 25.5 % të votave. Me këtë rezultat kjo parti siguron 24 vende në parlament. Të dytët u renditën partitë e koalicionit “Së bashku”.

 

Partia fituese “Evropa tani”, me 24 mandate nuk parlamentin 81 vendësh të Malit të Zi nuk ka shumicën e mjaftueshme për të formuar qeverinë e vetme. Ndaj tashmë kreu i saj, Milojko Spajiç pritet të nisë bisedimet për aleancat që mund t’i japin 41 mandatet e nevojshme për të formuar qeverinë e re.

 

Në një prononcim, Spajiç nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me shqiptarët. “A do të bashkëpunoni me shqiptarët?, i pyetur nga  gazetarët “Absolutisht, dua të bashkëpunoj me ata si partnerët më të mirë në Mal të Zi”, tha Spajiç.

 

Kujtojmë që në parlamentin e ri do të jenë 6 deputetë shqiptarë, 4 nga koalicionet shqiptare dhe 2 nga parti të tjera. Konkretisht Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar, Genci Nimanbegu nga Aleanca Ahqiptare, Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve që ishte në koalicion me Partinë Demokratike të Socialisteve, Drita Llolla po nga DPS dhe ish kryeministri Dritan Abazoviç nga lëvizja URA.

Related Articles

Back to top button
Close
Close