
Ka hapur dyert restoranti “Bastion – Eco Village Restaurant”, i cili ndodhet në hyrje të fshatit Kalisht. Restoranti ka një pozicion të shkëlqyer, që është i rrethuar me pyje autentike. Lokacioni është frymëzues dhe synon gjatë gjithë vitit të jetë destinacioni më i preferuar në vendin tonë.

“Bastion” ka për mision që klientët, jo vetëm t’i shërbejë në mënyrë sa me të shpejtë duke rrezatuar ngrohtësi dhe shërbim profesional, por edhe që ata të ndjehen të impresionuar nga ushqimet të cilat i plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe freskisë, duke kombinuar stilet dhe shijet bashkëkohore me ato tradicionale. Çdo mysafir nga personeli, pritet, shërbehet dhe trajtohet me respekt dhe dinjitet.

Me bukurinë mahitëse të natyrës dhe stilit, “Bastion” synon të jetë shtëpi e zgjedhjes së konsumatorëve dhe t’i tejkalojë pritjet e tyre. “Bastion” është edhe një vend ideal për të ikur nga rrëmuja e qytetit dhe rigjenerim i energjisë së nevojshme.






