
Ligji për marrëdhëniet e obligacionit është shumë specifik dhe çdo ndërhyrje në të duhet të shqyrtohet me kujdes, është shprehur në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, kryetarja e Komisionit juridik- ligjvënës, Snezhana Kaleska-Vançeva. Rishikohet pjesa e ligjit që i referohet lartësisë së normës ndëshkimore të interesit dhe vjetërsisë së lëndëve përmbaruese, shkruan Alsat.



