LajmeRajon

Kajtazi: M&Sillosi kishte ofruar që transportin dhe ruajtjen e rezervave të grurit ta bënte pa para (VIDEO)

Opinionisti Vehbi Kajtazi në “Rubikon” në Klan Kosova tha se shtëpia më e madhe e grurit në Kosovë, “M&Sillosi” kishte ofruar që transportin dhe ruajtjen e rezervave shtetërore ta bënte pa para.

Kajtazi tha se vaji, sheqeri, dhe pjesa tjetër e rezervave shtetërore nuk kanë ardhur asnjëherë në Kosovë, përveç që janë paguar me kontratë të negociuar.

“Dëmi tjetër që është shumë i madh këtu është që e kanë blerë grurin me këtë çmim, pastaj është dashur ta paguajnë transportin deri në Durrës, pastaj nga Durrësi në Kosovë dhe pastaj depon ku duhet të ruheshin. Ndërkohë nga M&Sillosi kanë pasur ofertë që gjithë transportin dhe ruajtjen e rezervave shtetërore t’i bëjnë pa para. Pra vetëm çmimin e blerjes, kjo konstatohet”, tha Kajtazi, i cili theksoi se për krejt këto është i informuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ai ndër tjerash tha se ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari ka dëmtuar shtetin me rreth 3 milionë euro dhe për këtë përgjegjës sipas tij është kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ndiqeni videon nga emisioni si në vijim:

Related Articles

Back to top button
Close
Close