LajmeSport

Kahn: Lewandowski ta harrojë largimin nga Bayerni

Robert Lewandowski është prej vitesh një garanci golash për Bayern Munchen. Sulmuesi polak ka kontratë deri në vitin 2023 me rekordmenët e futbollit gjerman.

Drejtuesit e Bayernit duan të rinovojnë me polakun dhe një gjë të tillë e shpreh presidenti Oliver Kahn, i cili thur elozhe për 33-vjeçarin në deklaratën e dhënë për mediet gjermane.

“Lewandowski është një fenomen absolut jo vetëm për golat që shënon vazhdimisht, por edhe për faktin që ka ruajtur një nivel të lartë loje me kalimin e viteve. Ne do të tentojmë ta mbajmë në skuadër, stili i tij i futbollit është garanci për ne. Ne do të bëjmë gjithçka që Roberti të qëndrojë te Bayerni për aq kohë sa të jetë e mundur”, ka deklaruar presidenti i klubit bavarez.

Lewandowski luan me Bayernin prej vitit 2014, kur u afrua si lojtar i lirë nga Borussia Dortmund. Goleadori e ka shprehur dëshirën e tij për të provuar një aventurë të re në karrierë, por ndryshe mendojnë te Bayerni.

Related Articles

Back to top button
Close
Close