MaqedoniTopLajm

Ka shpërthyer zjarr në një apartment në Gostivar

Sot (22 janar) rreth orës 11.00, në SPB Tetovë, është raportuar për një zjarr që shpërtheu në një apartament të një ndërtese në Zonën e Shtatë të Gostivarit, në pronësi të 40-vjeçares J.H. nga Gostivari.

Në këtë zjarr nuk ka patur persona të lënduar, kurse një nga banorët në katet e sipërme të ndërtesës ka përjetuar vështirësi në frymëmarrje për shkak të tymit dhe është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore.

Me ndërhyrjen e Njësisë Territoriale të Zjarrfikjes nga Gostivari të cilëve ju kanë arshur në ndihmë edhe pjestarët e policisë të cilët kanë arritur të evakuojnë reth 15 persona nga ndërtesa, zjarri është lokalizua plotësisht, kurse ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar ka inspektuar vendin e zjarrit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close