LajmeMaqedoni

Ka humbur Nazim Baftiri nga Kërçova! Vetura është gjendur, po kërkohet për trupin – kërkohet ndihmë (FOTO)

Ka humbur babai i gazetares shqiptare Advije (Vicky) Baftiri dhe kërkohet ndihma e të gjithë për ta gjetur, njofton Top24.mk

Tashmë janë angazhuar edhe dron termikë, që detekton trupa të njerëzve, por megjithatë ende nuk ka një rezultat.

Ndërkaq, vetura me të cilën kishte lëvizur herën e fundit, është gjetur në fshatin e Kërçovës, në Dragomisht.

Bëhet fjalë për Nazim Baftirin, 82 vjeçar, për të cilin thuhet se vuan edhe nga sëmundja demencia.

I moshuari po qëndronte për pushime në fshatin Zajaz të Kërçovës, Maqedonia e Veriut, dhe është parë për herë të fundit dje në mëngjes, rreth orës 07:20, duke u larguar nga shtëpia i veshur vetëm me pizhamet.
🚗 Toyota Matrix, ngjyrë blu, viti 2005, me targa të Illinois-it (SHBA).
🆘 Familja lutet për ndihmën e kujtdo që mund ta ketë parë apo ka informacion mbi vendndodhjen e tij.
📞 Çdo informacion duhet të raportohet menjëherë tek autoritetet ose pranë familjarëve.
⛔ Mos qëndroni indiferent – ndihma juaj mund të jetë vendimtare!
📢 Shpërndajeni këtë apel në mënyrë që të arrijë sa më larg!

Related Articles

Back to top button
Close
Close