
Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka ka falenderuar ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, njofton Top24.mk
“Mirënjohje të veçantë Ambasadorit Sh.T. z. Denion Meidani për angazhimin dhe përkushtimin e tij që Dibra të shndërrohet në një qendër që vizitohet nga shumë ambasadorë, diplomatë dhe miq nga e gjithë bota, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin kulturor, turistik dhe ekonomik të qytetit tonë.
Dibra me të vërtetë e meriton që t’i rikthehet shkëlqimi i dikurshëm dhe të bëhet sërish një shembull i historisë, kulturës, mikpritjes dhe mundësive të reja ekonomike”, shkruan Duka.



