LajmeMaqedoniTopLajm

A do të ketë marrëveshje për shtetësinë? Zaev: Me shumë gjasa do të duhet t’i kontaktojmë Selën dhe Gashin

Për të diskutuar dhe për të gjetur zgjidhje mbi Ligjin për shtetësi, për nesër është paralajmëruar takim mes koordinatorëve të grupeve parlamentare, kryeministrit Zaev, ministrit të Brendshëm Spasovski dhe ministrit të Drejtësisë, Mariçiq. Por, me që sot në konferencë Sela dhe Gashi bërën me dije se nuk do të marrin pjesë në takim nëse nuk marrin ftesë,  Zaev nuk përjashton mundësinë që ta bëjë një gjë të tillë

“Gjatë kësaj kohë më kërkoi koordinatorit i grupit parlamentar, me shumë gjasa do të duhet t’i kontaktojmë edhe liderët. Çka do që të jetë, qëllimi ynë është i qartë  dhe duam të gjejmë zgjidhje”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Zaev tregoi edhe një zgjidhje që do të ofrojë nesër në tavolinë.

“Për shembull, nëse një grua në moshë të shtyrë, bashkëqytetare  nuk ka shtetësi dhe ka dy fëmijë të cilët kanë dëftesa. Fëmijët janë këtu, kanë kaluar disa vite që nga lindja e tyre dhe kanë edhe dëftesa e dokumente të caktuara. Dhe këto janë dëshmi  serioze se asaj gruaje duhet ti jepet shtetësi”, shtoi Zaev.

Por a do të lëshojnë pe për Ligjin për regjistrim koalicioni ASH dhe AAA, nëse nesër do të arrihet një marrëveshje për Ligjin për shtetësi.

“Ne nuk i lidhim këto dy ligje bashkë njëri me tjetrin. Nuk mund të bëjmë kompromis të ligji i regjistrimit për shkak të ligjit për shtetësi. Janë dy gjëra shumë të ndryshme dhe të rëndësishme secila në vete. 45.23 Nuk bëjmë kompromis te njëra për tjetrën. Në asnjë mënyrë”, deklaroi Afrim Gashi – Kryetar i Alternativës.

Nga VMRO DPMNE-janë kanë thënë se pas takimit të nesërm do të vendosin nëse do të heqin ose jo dorë nga amendamentet kundër ligjit për shtetësinë.

“Presim dhe lëmë hapësirë që ai takim të jetë i frytshëm. Në bazë të asaj ne do të veprojmë në mënyrë adekuate, nëse ka zgjidhje të pranueshme të përbashkët”, u shpreh Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE

Ligji për shtetësi  është në procedurë parlamentare që nga dhjetori i vitit të kaluar, por për shkak të bllokimit nga VMRO-DPMNE, ligji nuk mund të shkojë deri në Komisionin për mbrojtje dhe siguri që të shqyrtohet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close