LajmeMaqedoniTopLajm

Jo vetëm ndryshimet kushtetuese, edhe vetingu kusht për koalicion qeverisës

Përveç ndryshimeve kushtetuese, kusht për formimin e Qeverisë do të jetë edhe marrëveshja për veting. Kështu thotë kandidati për president nga Fronti Europian Bujar Osmani. Ai shton se se secili që do të ketë pretendim të bëhet funksionar do të duhet fillimisht te merr certifikatën që e jep ShBA, BE dhe NATO.

 “Nuk do të ketë qeveri pa marrëveshje për veting të plot të të gjithë bartësve të funksioneve publike. Secili që do të ketë pretendim, të bëhet ministër, drejtor, gjykatës ose prokuror, do të duhet fillimisht te merr certifikatën që jep ShBA, BE dhe NATO edhe atë në dy drejtime, a kanë lidhje me interesin rus dhe a janë të involvuar në korrupsion Vetëm kjo do të pastron skenën tonë nga këto dy të keqe, ndikimi rus dhe korrupsioni”, deklaroi Bujar Osmani – Fronti Europian.

Ndryshe përveç vetingut, kusht për formimin e Qeverisë janë edhe ndryshimet kushtetuese për çka liderët e partive shqiptare thonë se ka marrëveshje xhentëlmenësh, se nuk do të hyjnë në asnjë koalicion qeverisës pa u kaluar kjo çështje.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close