LajmeMaqedoniTopLajm

Vendimi i Shaqirit për Tetovën është politik, nuk ka një ligj që përcakton marjen e pjesëshme të kompetencave

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot mori vendim për marjen e kompetencave komunës së Tetovës me çka kjo përbën shkelje të ligjit për arsimin e mesëm dhe njëkohësishtë edhe të ligjit për vetqeverisje lokale, shkruan Top24.

Në shqyrtimin e ligjeve në asnjë nga ligjet nuk potencohet se MASH mund të mer kompetencat komunës për menaxhimin e me shkollat fillore dhe të mesme, e me theks të veçant marrjen e kompetencave në formë të pjesëshme, siç është rasti me Gjimnazin e Tetovës, “Kiril Pejçinoviq”.

Shqariri në njoftimin e tij shkruan se “Ministria e Arsimit dhe Shkencës ia merr kryerjen e punëve komunës së Tetovës për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të shkollës së mesme komunale Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” – Komuna e Tetovës për shkak të veprimeve të kundërligjshme.”, përcjellë Top24.

“Edhe sikur të ketë një ligj të tillë që në rastin konkret nuk ka, kompetencat nuk mund të meren në formë të pjesëshme vetëm për një shkollë por meren për arsimin e mesëm në nivel të komunës, pra kjo dëshmon se bëhet fjalë për vedim politik dhe jo juridik” thotë për Top24 një jurist i diplomuar.

Ndryshe kryetari i komunës së Tetovës përmes një PRESS konference ka kërkuar Shaqirit që të publikoj vendimin se në bazë të cilit ligj është marë ky vendim për komunën e Tetovës.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close