LajmeRajonTopLajm

Jep alarmin mbesa e Titos: Në Bosnjë, qytetarët serbë po armatosen sikur më 1991

Svetlana Broz, mbesa e Josip Broz-Titos, tha për Monitor se në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës, qytetarëve po u shpërndahen armë si në vitin 1991.

Nga këndvështrimi i saj, Broz komentoi ngjarjet në rajon, raporton n1.

“Më duket sikurse tre dekadat e fundit, si një fuçi baruti – gjë që nuk është aspak befasuese. Imagjinoni Gjermaninë që pas Luftës së Dytë Botërore, aleatët e saj lanë Partinë Nacional Socialiste dhe të gjithë bashkëpunëtorët e Hitlerit në pushtet. Kjo parti është ende e ndaluar me ligj edhe sot, dhe njëzet e tre nga njëzet e katër kriminelët e luftës të gjykuar në Nuremberg u dënuan me vdekje pas një gjyqi që zgjati tre vjet e gjysmë”, tha ajo.

“Këtu ndodhi e kundërta: pas luftërave nga viti 1995 deri më 1999, të gjitha partitë kombëtare që organizuan luftërat dhe i bënë ato kanë mbetur në pushtet deri më sot. Dhe gjyqet e ICTY-së për krimet e luftës kanë zgjatur për gati tridhjetë vjet. Të gjitha në emër të të drejtave të njeriut të të pandehurve, të cilët vranë më shumë se 100 mijë qytetarë dhe u shpërngulën 2.5 milionë vetëm në Bosnje. Ideologët e këtyre krimeve në një numër të madh sundojnë ende sot Ballkanin Perëndimor, si anëtarë të mafies më të fortë të krimit të organizuar në Evropë, të zgjedhur nga qytetarë të frikësuar, me bekimin e së njëjtës BE”, ka thënë Broz.

Related Articles

Back to top button
Close
Close