
Kryeministri i Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ka marrë pjesë në kremtimin e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës si kryeqytet i Tiranës.
Por edhe pse fjalimin e mbajti jashtë programit të paparaparë, Rama tha se ky përvjetor po ndodh në një paradoks pasi mungon kryetari i Tiranës, Erion Veliaj i cili ndodhet në paraburgim.
Rama ka ftuar që të respektohet edhe prezumimi i pafajësisë, ndërkohë që ka hedhur dyshime se si ka mundësi që Veliaj të përfundojë në paraburgim, ndërkaq ende nuk ka një proces gjyqësor.
Rama vlerësoi se duhet të Veliajt t’i lejohet ta ushtrojë detyrën e kryetarit dhe njëkohësisht, paralelisht me këtë, të përgjigjet para drejtësisë.



