
Dy ish-banorët e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati dhe Gëzim Blakaj, kanë bërë daljen e tyre të parë televizive si çift. Ata ishin të ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku kanë folur më shumë për projektin e tyre të përbashkët “DJ Remix”. Gjithashtu kanë treguar edhe planet e tyre të ardhshme në marrëdhënie por edhe për hapat e karrierës.
Të pyetur se si janë si çifti i gjeneratës Z, Selin u përgjigj që ‘edhe jemi, edhe nuk jemi Gen Z’.
“Jemi shumë larg dramave, marrëdhënies toksike, e lagu, s’e lagu. Po mundohemi që të kemi një marrëdhënie të shëndetshme. Ajo që sheh publiku është shumë pak nga ajo që kemi në jetën reale”, vijoi Selin.
Ndërsa DJ Gimbo shtoi:
“Ne kemi pak tipa funny, edhe kur jemi nervozë jemi funny”.
Më pas fituesja e “Big Brother VIP 5” dha një këshillë për gjeneratën Z:
“Një këshillë që dua të jap, që nëse keni në plan t’i jepni stres marrëdhënies, është mënyra e gabuar. Ta bësh marrëdhënien toksike nuk është mënyra e duhur”.



