BotaLajmeTeknologji

Jeff Bezos ka një propozim për NASA-n

Kompania hapësinore e Jeff Bezos po ofron që të mbulojë miliarda dollarë kosto për një kontratë me NASA, me qëllim ndërtimin e një anije kozmike për të ulur astronautët përsëri në Hënë. Bezos i bëri thirrje administratorit të NASA-s, Bill Nelson në një letër të hapur, duke ofruar të mbulonte 2 miliardë dollarë në kostot e agjencisë hapësinore, sipas CNN.

Duke vepruar kështu, Bezos shpreson që “Blue Origin” mund të rishikohet për një kontratë për të ndërtuar automjetin që do të ulë astronautët e ardhshëm në Hënë. Propozimi i tij i pazakontë vjen disa muaj pasi NASA zgjodhi SpaceX mbi Blue Origin për një kontratë prej 2.9 miliardë dollarësh për ndërtimin e automjetit.

Në këmbim, Bezos tha se Blue Origin do të pranonte një kontratë të fortë, me çmim fiks dhe do të mbulonte çdo tejkalim të kostos së zhvillimit të sistemit. Jeff Bezos udhëtoi drejt hapësirës pak ditë më parë me anijen raketë të ndërtuar nga kompania e tij, Blue Origin. Ai u shoqërua nga vëllai i tij, Mark, pilotja 82-vjeçare, Wally Funk, dhe studenti 18-vjeçar, Oliver Daemen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close