
Japonia të enjten lëshoi me sukses një raketë me një tokëzues hënor, në provën e saj të katërt për këtë vit.
Përpjekjet e mëparshme u penguan nga moti i lig, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Landeri, i cili quhet “snajperi i hënës”, pritet të tentojë një ulje në Hënë, në shkurt nëse gjithçka shkon mirë.
Ndërsa në vitin e kaluar Japonia ka dështuar dy herë të arrijë në sipërfaqen hënore.
Ky shtet po synon të bëhet vendi i pestë që zbarkon në Hënë pas ShBA-së, Rusisë, Kinës dhe Indisë.



