LajmeMaqedoni

Janë shpallur 5 Thirrje Publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave ka shpallur 5 Thirrje Publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore.

Thirrja e parë publike i referohet dorëzimit të ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore mbi 3 hektarë.

Ndërkohë, katër Thirrjet e tjera Publike lidhen me dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore deri në 3 hektarë për rajone dhe komuna kadastrale të ndryshme.

Ofertat duhet të dorëzohen brenda 30 ditëve nga dita e shpalljes së Thirrjes Publike në gazetat ditore që botohen në Republikën e Maqedonisë së Veriut, deri te Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Thirrjet publike janë të publikuara edhe në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close