BotaTopLajm

Izraeli: Vendkalimi kufitar Rafah drejt Gazës do të hapet “ditëve të ardhshme”

 Izraeli sot njoftoi se pjesërisht do të hapet venkalimi kryesor kufitar Rafah mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit si pjesë e marrëveshjes për armëpushim me grupin e Hamasit, por vetëm për palestinezët që duan ta lëshojnë territorin.

“Në përputhje me marrëveshjen për armëpushim dhe udhëzimin e njesitit politik, vendkalimi kufitar Rafah do të hapet në ditët në vijim ekskluzivisht për daljen e banorëve të Rripit të Gazës drejt Egjiptit”, njoftoi COGAT, organi i ngarkuar me zbatimin e politikës izraelite në territoret palestineze.

“Dalja e banorëve përmes vendkalimit kufitar Rafah do të lehtësohet përmes koordinimit me Egjiptin, pas miratimit të sigurisë nga Izraeli dhe nën mbikëqyrjen e misionit të Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

COGAT theksoi se kjo është e ngjashme me një mekanizëm që ekzistonte në janar të vitit 2025, kur kufiri u hap përkohësisht për të mundësuar daljen e banorëve të lënduar nga Gaza, ndërsa më pas u mbyll përsëri.

Hapja e kufirit drejt Egjiptit është shtyrë disa herë që nga hera e parë kur u njoftua pas nënshkrimit të marrëveshjes për armëpushim më 10 tetor.

Që nga atëherë, palestinezët mund të largoheshin nga Rripi i Gazës vetëm përmes vendkalimit kufitar Kerem Shalom, nën kufizime të rrepta.

Izraeli nuk dëshiron që Rafah të shërbejë si pikë kalimi për dërgesat e ndihmës humanitare, të cilat kryesisht mbërrijnë në Gazë përmes vendkalimit kufitar Kerem Shalom, transmetoi DPA.

BE-ja planifikon të kontribuojë në mbikëqyrjen e operacioneve në Rafah përmes Misionit të saj civil për ndihmë kufitare, pasi vendkalimi kufitar të hapet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close