BotaLajme

Izraeli i ndërpret raportet me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i ka vendosur forcat izraelite të sigurisë në listën e zezë të entiteteve që në mënyrë të besueshme akuzohen për dhunë seksuale në zona të luftës, duke e përmendur abuzimin e të burgosurve palestinezë.

Ministria e Jashtme e Izraelit tha se i ndërpreu lidhjet me zyrën e Guterresit për shkak të vendimit “të turpshëm dhe absurd” për ta vendosur Izraelin në të njëjtën listë me Hamasin, i cili u bë pjesë e listës së zezë vitin e kaluar, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Izraeli “do të presë derisa të emërohet një sekretar i ri i Përgjithshëm i OKB-së”, porsa t’i skadojë mandati 10-vjeçar Guterresit më 31 dhjetor, tha në rrjetin X Ministria e Jashtme.

“Guterresi tani po i shfrytëzon muajt e fundit si sekretar i Përgjithshëm për të fabrikuar akuza të pabaza kundër Izraelit, që u mungon tërësisht merita e fakteve. Izraeli i ka përgënjeshtruar këto akuza në mënyrë gjithëpërfshirëse, të plotë dhe pa mëdyshje” – thuhet më tej në deklaratën e kësaj ministrie.

Në edicionin e vitit 2026 të Raportit të sekretarit të Përgjithshëm për Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktet, që e mbulon vitin 2025, thuhet se OKB-ja kishte vërtetuar 13 raste të dhunë seksuale kundër palestinezëve nga forcat e armatosura izraelite më 2025, përpos 18 rasteve të identifikuara më 2023 e 2024.

Thuhet se në mesin e viktimave ishin të përfshirë 14 burra, shtatë gra, nëntë djem dhe një vajzë, të gjithë nga Gaza ose Bregu Perëndimor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close