BotaLajme

Izraeli bombardon disa banesa në Rripin e Gazës, 48 të vdekur, mes tyre 9 fëmijë

Izraeli ka bombarduar një shtëpi në pronësi të familjes Abu Hasira pranë kompleksit mjekësor Al-Shifa në perëndim të qytetit të Gazës duke shkaktuar 30 të vdekur.

Gjithashtu një tjetër bombardim është bërë në jug të Rripit të Gazës në zonën e njohur si ‘Rafah’ ku gjatë një bastisje në një shtëpi gjatë orëve të natës, u vranë 18 persona, me tyre 9 fëmijë.

Këto sulme vijnë menjëherë pasi Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, miratoi një rezolutë për paqe mes Izraelit dhe Hamasit.

Ditën e djeshme pati edhe sulme të tjera nga izraelitët të cilët po tentojnë të hyjnë në një zonë ku ende nuk kanë pasur akses.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close