BotaLajmeTeknologji

Duke filluar nga viti i ardhshëm, Florida do t’i ndalojë fëmijët nën 14 vjeç të përdorin rrjetet sociale

Fëmijëve nën moshën 14-vjeçare do t’ju ndalohet t’i bashkohen rrjeteve sociale në Florida nga viti i ardhshëm, shkruan Sky News.

Ligji është nënshkruar nga guvernatori Ron DeSantis, kurse legjislacioni urdhëron firmat e mediave sociale të fshijnë llogaritë e personave nën 14 vjeç.

Fëmijët e moshës 14 dhe 15 vjeç do të kenë nevojë gjithashtu për pëlqimin prindëror përpara se të regjistrohen në platforma si Instagram dhe Snapchat.

Kompanitë që nuk arrijnë të fshijnë llogaritë rrezikojnë të paditen në emër të fëmijëve, dhe gjithashtu mund të gjobiten deri në 50,000 dollarë për shkelje të ligjit.

Ky ligj pritet të hyjë në fuqi në Florida nga janari i vitit të ardhshëm, por priten sfida nga firmat që pretendojnë se shkel kushtetutën amerikane.

Related Articles

Back to top button
Close
Close