LajmeMaqedoni

Izet Mexhiti falënderon të gjithë për mbështetjen pas humbjes së babait: Këtë nuk e harrojmë!

 

Kryetari i Komunës së Çairit dhe bashkëkryetari i VLEN-it,Izet Mexhiti , ka shprehur mirënjohje për familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe qytetarët që i qëndruan pranë familjes së tij pas ndarjes nga jeta të babait.

Në një mesazh të publikuar pas përfundimit të pesë ditëve të pames, ai falënderoi të gjithë ata që udhëtuan nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Presheva dhe diaspora për të ndarë dhimbjen me familjen.

“Prania juaj e bëri dhimbjen më të përballueshme dhe heshtjen e një shtëpie që sapo kishte humbur njeriun e saj, më pak të rëndë”, shkruan Mexhiti .

Ai shprehu mirënjohje edhe për ata që nuk mundën të ishin fizikisht të pranishëm, por që u solidarizuan përmes telefonatave, mesazheve dhe fjalëve të ngushëllimit.

Mexhiti tha se gjatë ditëve të pames familja dëgjoi shumë rrëfime për babain e tij, duke e njohur atë përmes kujtimeve që të tjerët kishin për të.

“Babë, gjithë nderimi dhe respekti që të bënë këto ditë na treguan sa shumë kishe lënë pas te njerëzit që të njohën e të deshën”, shkruan ai.

Në fund, ai e përmbyll mesazhin me fjalët: “Qofsh i Xhenetit, babë. Kujtimi dhe emri yt qofshin gjithmonë me ne!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close