
Anëtari i grupit për reforma në Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë, Igor Ivanovski, i ka bërë thirrje udhëheqjes së partisë që të ndalojë presionet ndaj atyre që, sipas tij, kanë guxuar të flasin hapur për gjendjen brenda partisë, të cilën e cilësoi si një opozitë të dobët dhe të fragmentuar.
Ivanovski hodhi poshtë akuzat e udhëheqjes së LSDM-së se synon ta dëmtojë partinë ose se po punon për formimin e një subjekti të ri politik.
Ai deklaroi se nuk ka frikë nga mundësia e përjashtimit nga partia, duke theksuar se është anëtar i LSDM-së që nga viti 1994 dhe se do të mbetet pjesë e saj gjatë gjithë jetës.
“Le të më përjashtojnë mua apo Slavjanka Petrovska? Unë jam anëtar i LSDM-së që nga viti 1994 dhe do të mbetem deri në fund të jetës. Këtë nuk mund ta bëjnë njerëz apo një person që nuk është pjesë e asociacioneve të LSDM-së. Ajo që është më shqetësuese është se dua të dërgoj një paralajmërim që të ndalen diskreditimet, presionet dhe konstruksionet serioze që bëhen ndaj njerëzve në atë grup dhe familjeve të tyre”, deklaroi Ivanovski në një intervistë për TV Sitel. përcjell Zhurnal.mk .



