
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë ditës së sotme ka pritur në takim futbollistin e dalluar Fikret Livareka lojtar i klubit futbollistik Shkëndija e Haraçinës. Ahmeti thekson se Livareka dha njlë kontribut të çmuar në suksesin historik të këtij klubi për kualifikim në Ligën e parë, shkruan Top24
Pata kënaqësinë e veçantë të takoj futbollistin Fikret Livareka, një sportist të talentuar dhe të përkushtuar, i cili dha kontribut të çmuar në suksesin historik të KF Shkëndija e Haraçinës për t’u kualifikuar në Ligën e Parë.
Sukseset e tilla na bëjnë krenarë, sepse pas tyre qëndrojnë punë, sakrificë, disiplinë dhe besim i palëkundur në qëllimin e përbashkët. Fikretit i urova shëndet, suksese të reja dhe vazhdim të mbarë të karrierës, ndërsa KF Shkëndija e Haraçinës i dëshiroj paraqitje dinjitoze dhe shumë suksese në elitën e futbollit vendor.
Krenarë me sportistët tanë që me punën dhe talentin e tyre na përfaqësojnë denjësisht!




