
Skenari i paralajmëruar tashmë është realitet. Mario Draghi u dorëhoq përfundimisht si kryeministër i Italisë të enjten dhe tani qeveria është shembur.
Kjo do të thotë se votuesit të shkojnë sërish në qendrat e votimit për zgjedhje të reja të përgjithshme – të dytat në katër vjet, të cilat me gjasë do të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.
Edhe pse Draghi arriti të fitonte votëbesimin 95 pro me 38 kundër, abstenimet e aleatëve të tij qartësuan fundin e paktit të unitetit kombëtar të vulosur në shkurt 2021, kur Draghi mori detyrën.
Në 14 korrik presidenti Mattarella kishte refuzuar dorëheqjen e 74-vjeçarit pasi lëvizja 5 yjet abstenoi gjatë një votimi për një paketë stimuluese. Ai i kishte bërë thirrje Draghit të rimbledh partitë në parlament dhe të përpiqet të mbledhë mbështetjen e nevojshme për të qëndruar.
Draghi përsëriti thirrjet e tij për unitet në fjalimin e tij në Senat të mërkurën – por më pas Liga dhe Forza Italia njoftuan se nuk do të qëndronin më në koalicion për sa kohë që M5S do të ishte pjesë e tij. Në këtë situatë qëndrimi i Draghit në detyrë nuk ishte më e mundur.



