BotaLajme

Italia “me gjasë” do të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme në Itali, e shpallur qysh në muajin mars si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, me gjasë do të vazhdojë përtej 31 korrikut, tha kryeministri italian, Giuseppe Conte.

Conte tha se, bazuar në situatën në vend, do të ishte “e arsyeshme” që “të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme”, përtej datës së paraparë të skadimit.

Conte rikujtoi se kjo masë është ndërmarrë për ta vënë virusin nën kontroll.

“Jo githçka është vendosur, por me gjasë do të shkojmë në këtë drejtim”, tha Conte.

Gjendja e jashtëzakonshme u jep autoriteteve rajonale kompetenca shtesë për të zbatuar procedura për kufizimin e përhapjes së virusit.

Ato mund të përfshijnë kufizime në udhëtim, mbylljen e hapësirave publike dhe ndalimin e tubimeve publike.

Italia fillimisht ka qenë epiqendër e koronavirusit në Evropë.

Ajo ka konfirmuar mbi 242,000 raste pozitive – prej tyre afro 35,000 kanë humbur jetën.

Në javët e fundit, numri i të infekturave dhe viktimave ka rënë dhe ekonomia ka nisur të rihapet.

Koronavirusi ka prekur mbi 12.2 milionë njerëz në gjithë botën.

Prej tyre, mbi 555,000 kanë vdekur dhe mbi 6.7 milionë janë shëruar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close