LajmeMaqedoni

Italia i mbylli kufijtë me 13 vende, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut

Italia të enjten vendosi ndalesë për hyrjen e njerëzit që vinin nga 13 vende të botës për të cilat tha se paraqesin një normë të tepruar të infeksioneve me COVID-19.

Lista e përpiluar nga Ministria e Shëndetësisë përfshin Armeninë, Bahrein, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Omanin, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane.

Ndalimi prek të gjithë ata që kanë qëndruar brenda ose kanë udhëtuar nëpër këto vende në 14 ditët e fundit, tha në një deklaratë ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Udhëtarët nga të gjitha vendet e tjera jashtë Bashkimit Evropian dhe zona e lëvizjes së lirë Shengen mund të vijnë në Itali, por duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë pas mbërritjes.

“Në mbarë botën, pandemia është në fazën e saj më akute. Ne nuk mund të harxhojmë sakrificat që kanë bërë italianët muajt e fundit”, tha Speranza.

Italia ishte vendi i parë evropian që u godit fort nga koronavirusi pasi shpërthimi i tij u shfaq për herë të parë më 21 shkurt.

Ajo ka regjistruar pothuajse 35,000 vdekje, por raportet ditore të vdekjeve dhe infeksioneve të reja janë zvogëluar.

Të enjten Agjencia e Mbrojtjes Civile raportoi 12 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, nga 15 një ditë më parë, ndërsa rastet e reja u rritën në 229 nga 193.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close