BotaLajmeTopLajm

Itali: Conte dorëhiqet nga pozita, kryeministër

Kryeministri italian Guiseppe ka vendosur të jap dorëheqje, dhe kështu zyrtarisht t’i jap fund krizës në qeveri, raportojnë mediat italiane.

E derisa nuk formohet qeveria e re, anëtarët aktual në dorëheqje do të kryejnë detyrat e nevojshme. Partitë e qendrës së majtë që deri më tani e kanë përbërë koalicionin qeverisë, janë pajtuar që kryeministri në dorëheqje Conte të formoj edhe qeverinë e ardhshme.

Një disponim i tillë është edhe tek populli. Hulumtimet e bëra tregojnë se Guiseppe Conte është kryeministri më popullor në 20 vitet e fundit, dhe se 46 për qind e të anketuarve duan që ai të vazhdojë dhe të udhëheq me qeverinë.

Zgjedhjet e reja, tani për tani, duken si një opsion pak i mundshëm. Krizën në qeverinë italiane e ka shkaktuar partia e vogël “Italia Viva” e Matteo Renzi, që ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close