BotaLajmeTopLajm

Anthony Fauci më i paguari i qeverisë në SHBA, “Forbes” zbulon milionat që ka marrë imunologu amerikan që nga 2010

Anthony Fauci është punonjësi më i paguar i qeverisë në SHBA, duke tejkaluar edhe vetë presidentin.

Sipas ‘Forbes’, duke cituar të dhënat e fundit të qeverisë, imunologu amerikan mori një pagë prej 417 mijë dollarë në vitin 2019, duke e bërë atë mjekun më të paguar në qeverinë federale.

Paga e Joe Biden dhe e të gjithë presidentëve të SHBA është rreth 400 mijë dollarë në vit. Gjithmonë sipas ‘Forbes’, nëse Fauci do të qëndrojë në Shtëpinë e Bardhë deri në vitin 2024 do të arkëtojë rreth 2,5 milionë dollarë.

Në një periudhë 10-vjeçare, nga 2010 në 2019, ai fitoi tre milionë e 600 mijë dollarë. Në vitin 2014, paga e tij ishte 335 mijë dollarë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close