BotaLajme

Ishte kritik ndaj pushtetit të Lukashenkos, gjendet i varur në pemë aktivisti, policia: Dyshohet se…

Një nga kritikët e regjimit të Alyaksandr Lukashenkos, Vital Shyshou, është gjetur i vrarë në një park.

Ai ishte shpallur i zhdukur në Kiev, që prej ditës së djeshme, ndërsa orët e para të së martës, është gjetur i varur në një pemë në një nga parqet e kryeqytetit ukrainas.

Policia tha se do të hetonte të gjitha mundësitë, përfshirë edhe dyshimet për vrasje të maskuar si një vetëvrasje.

Vital Shyshou, ka drejtuar një organizatë joqeveritare me qendër në Kiev e cila ndihmon bjellorusët që ikin nga persekutimi i regjimit të Alyaksandr Lukashenkos.

Ukraina, Polonia dhe Lituania janë bërë vende strehimi për bjellorusët që kundërshtojnë Lukashenkon.

 

Autoritetet bjelloruse kanë synuar të heshtin kritikët dhe mediat jo shtetërore, pas protestave që kanë nisur në gusht të vitit të kaluar, si pasojë e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

 

Autoritetet i kanë karakterizuar protestuesit anti-qeveritarë si kriminelë ose revolucionarë të dhunshëm të mbështetur nga Perëndimi.

Kujtojmë se Perëndimi ka refuzuar ta njohë Lukashenkan si president dhe ka vënë një mori sanksionesh ndaj tij, familjarëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

(BalkanWeb)

Related Articles

Back to top button
Close
Close