LajmeSport

Reali i Madridi i Mourinhos nuk ka mëshirë, mposht me lehtësi Schalken nën shenjën e Mbappe

Reali i Madridit e mbylli fazën përgatitore të tij me ndeshjen miqësore ndaj Schalke 04 në Gjermani, një ndeshje të cilën Los Blancos me Jose Mourinho në pankinë e fituan me rezultatin e pastër 3-0.

Reali i Madridit ashtu sikurse edhe Barcelona nuk i zhvilluan ndeshjet e tyre të javës së parë në La Liga pasi ato u shtynë për shkak të pjesëmarrjes së futbollistëve të tyre në Botërorin 2026.

Sfida nisi në mënyrë perfekte për Realin e Madridit që e gjetin golin e avantazhit që në minutën e 6 pikërisht me Kylian Mbappe që dukej se ishte në një formë të shkëlqyer pavarësisht pushimeve të zgjatura. 

Më pas ai që gjeti rrugën e rrjetës për Realin e Madridit ishte Huijsen që e çoi rezultatin në 2-0, ndërkohë që la gjurmën e tij edhe 19 vjeçari Espi që shënoi golin e tretë për skuadrën merenges e cila e mbylli këtë ndeshje me rezultatin 3-0.

Related Articles

Back to top button
Close
Close