LajmeRajon

Ish kryetari i VV-së: Komisioni i opozitës duhet bërë, kërkesa e pushtetit mirëmbajtje për mjegull

Ish kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka reaguar rreth debatit për krijimin e një komisioni hetimor për energjinë që po e kërkon opozita por edhe nismën e VV që të ketë një komision të ri të propozuar nga ta, për të gjitha hetimet në energji që nga vitit 2006, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij komisioni hetimor duhet gjithsesi të ketë përqendrim në çështjet që i heton dhe kohën të cilën e heton.

Përndryshe sipas tij, nëse në të shtohen çështje të ndryshme atëherë ai nuk arrin të zbardh asnjë gjë.

Reagimi i plotë: 

Komisioni hetimor duhet gjithsesi të ketë përqendrim në çështjet që i heton dhe kohën të cilën e heton. Përndryshe nëse në të shtohen çështje të ndryshme atëherë ai nuk arrin të zbardh asnjë gjë. Kërkesa për ta zgjeruar fushëveprimin e periudhën kohore të hetimit është me e mirëmbajtë mjegullën. Për të gjitha periudhat. Për këtë aktualen, zbardhjen e së cilës po e kërkon opozita, dhe për atë të kaluarën, hetimin e së cilës po e kërkon mazhoranca.
Në vitin 2019 Kuvendi pat vendosur ta themelojë Komisionin hetimor për PTK-në. Nga Kuvendi isha zgjedhur unë ta drejtoj Komisionin. Gjëja e parë që kemi qenë të detyruar ta bëjmë ka qenë konkretizimi i fushës së hetimit dhe periudhën kohore që do ta hetojmë. Të gjitha deputetët anëtarë pa dallim, nga të gjitha partitë kishim rënë dakord që një definim kaq i gjerë i fushëveprimit na e pamundëson hetimin. Prandaj vendosëm që t’i hetojmë: Kontratat e dëmshme, Kontratat për vendosje të antenave, Kontratat për sponsorizime/marketing, Hetimin e punësimeve, Shpenzimet e Bordit dhe Menaxhmentit. 6 muaj punë. Arrijtëm ta bëjmë progres vetëm në njërën prej çështjeve: Kontratat e dëmshme. Dhe atë në vetëm një prej tyre: Kontrata për Z Mobile. Suksesshëm arrijtëm të ndikojmë në shkëputjen e kontratës me Z Mobile. Por arrijtëm t’i hetojmë çështjet tjera. Nuk kishim kohë.
Hetimi i të gjitha këtyre çështjeve është i domosdoshëm. Si investimet në kapacitetet e reja, si privatizimi i Distribuimit dhe Furnizimit, si shpronësimet në minierë, si vendimet e ZrrEE-së për rritje të çmimeve, si ato për heqjen e bllok tarifave, sikur ky për kthimin e bllok tarifave, si subvencionet aktuale dhe rritja aktuale e çmimit, si burimet dhe kostoja e importit, të gjitha këto çështje është mirë të hetohen. Disa prej tyre duhet të bëhen nga qeveria drejtpërdrejt. P.sh. kryetarja e GP të VV në Kuvend shtroi pyetjen nëse janë përmbush obligimet kontraktuese për investim në rrjetin e distribuimit nga KEDS-i. Pse nuk na tregon Ministrja Rizvanolli për këtë gjë? Kontratën e ka. Të dhënat i ka në njësinë për monitorim. Le t’a hetojnë. Le t’na tregojnë. Le t’i ndëshkojnë. Le t’mos vajtojnë më!

Related Articles

Back to top button
Close
Close