LajmeRajon

Ish krerët e UÇK-së në Hagë, aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

Vetëm edhe tri ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Për të votuar në këto zgjedhje kanë aplikuar edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po mbahen si të akuzuar nga Gjykata e Hagës.

Lajmin për “Indeksonline”, e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka thënë Elezi.

Më tutje, ai tha se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.

Kujtojmë se nesër përfundon fushata për zgjedhjet lokale. Ndërsa pasnesër do të jetë heshtje zgjedhore./Indeksonline

Related Articles

Back to top button
Close
Close