LajmeMaqedoni

Ish drejtori Blerim Smaili i kundërpërgjigjet drejtorit të teatrit Hasim Memishi:një përpjekje e qartë për të deformuar realitetin e brendshëm që e njohin shumë mirë të gjithë të punësuarit

Ish drejtori i Teatrit të Tetovës, Blerim Smaili përmes një postimi gjatë ditës së djeshme i është kundërpërgjigjur drejtorit të teatrit të Tetovës, Hasim Memishi rreth punësimeve duke shkruar se deklarata e fundit publike e drejtorit të Teatrit është jo vetëm e pabesueshme, por edhe një përpjekje e qartë për të deformuar realitetin e brendshëm që e njohin shumë mirë të gjithë të punësuarit, artistë, teknikë e administratë. Nuk dihet kujt i drejtohet me këtë përpjekje për të bindur publikun, por jo neve që jemi çdo ditë në punë dhe e dimë të vërtetën, shkruan Top24

 

 Sa i përket “10 vendimeve për punësim”, duhet theksuar se bëhet fjalë për punonjës që kanë qenë tashmë në marrëdhënie pune, dhe nuk bëhet fjalë për punësime të reja, dhe kete e dine vet ata te punësuarit. Kjo nuk është arritje, por formalizim i një procesi që ka qenë në vazhdim.
Për më tepër, Teatri i Tetoves prej më shumë se dy muajsh nuk ka asnjë repertor aktiv një fakt që flet vetë për mungesën e vizionit dhe planifikimit artistik.
Të vetmet ngjarje të zhvilluara në këtë periudhë janë aktivitete periferike, përfshirë një stand-up të vetë drejtorit, që më pas paraqitet si sukses i institucionit një përpjekje që vetëm sa e banalizon rolin e një teatri profesionist.
Rritja e buxhetit, përmirësimi i kushteve apo hapja ndaj regjisorëve ndërkombëtarë nuk janë veprime të njëanshme, por rezultat i një rrjeti bashkëpunimesh, përpjekjesh të mëparshme dhe mbështetjes institucionale. Te gjitha keto aritje nuk mund të personalizohen për lavdi personale.
Teatri është shtëpia e të gjithëve jo platformë vetëlavdërimi. Artistët dhe punonjësit e këtij institucioni meritojnë drejtim me vizion, dinjitet dhe transparencë, jo propagandë.
Une dhe gjithe kokeget- besoj, jem i bindur vetëm në sarkazmen tendë në rrjetet sociale të cilen unè e duartrokas, por shitjen e pallavrave, pordhave nuk ta lejojë. Boll ma
Me shumë dashuri kolege #hasimmemishi , nga ishdrejtori Bekim Smaili. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close