LajmeRajon

Ish-deputetja e partisë së Ilir Metës, Silva Caka emërohet zv/ministre e Brendshme

Silva Caka, ish-deputete e Partisë së Lirisë të Ilir Metës, është emëruar zëvendësministre e Brendshme në qeverinë ‘Rama 4’.

Bëhet fjalë për tre zëvendësministra të rinj, që marrin postin në kabinetin e ri qeverisës.

Lëvizja surprizë e Këshillit të Ministrave është pikërisht emërimi i ish-deputetes së Partisë së Lirisë, në postin e zëvendësministres së Punëve të Brendshme.

Silva Caka ka qenë deputete e LSI në qarkun e Beratit në vitin 2013 dhe ka mbajtur poste drejtuese në partinë e Metës.

Po ashtu, ish-deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close