LajmeMaqedoni

Isen Shabani:Komuna në vazhdimësi kujdeset për arsimin cilësor !

Kryetari i Komunës z. Isen Shabani bashkë me përgjegjësen e Arsimit në Komunën e Vrapçishtit, zonja Alime Bajrami, në takimin e mbajtur me drejtorët e shkollave fillore, ata konstatuan që për kurikulën e re Komuna në bashkëpunim me shkollat të mbajnë trajnime që mësimdhënësit ta kenë më të qartë plan programën e re e cila implementohet në nivel Republikan nga klasa e parë deri në të gjashtën.

Për këtë arsye këto ditë në të gjitha shkollat që gravitojnë në Komunën e Vrapçishtit u mbajtën seminare nga ana e zonjës Rabije Osmani e cila është mësimdhënëse e ciklit të ulët në SHFK “ MEHMET DERALLA “ Gradec dhe njëherit doktorante në Universitetin e Tetovës dhe asistente në Fakultetin Pedagogjik. Komuna si gjithmonë në bashkëpunim me Drejtorët do të vazhdojë të jenë krahë mësimdhënësve që ata të trajnohen dhe të jenë më të përgaditur për sfidat të cilat i presin në të ardhmen informuan nga Zyra për informim Komuna e Vrapçishtit. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close