
Isen Shabani është kryetari i komunës së Vrapçishtit i cili mori një mandat të dytë falë angazhimit dhe përkushtimit të tij ndaj qytetarëve dhe nevojave të komunës që mori në drejtim, shkruan TOP24.
Gjatë mandait të tij të parë Shabani u përkushtua në shumë projekte infrastrukturore si rrugë, rrugica, kanalizime, investime në shkolla dhe në krijimin e kushteve sa më të mira për arsimin duke investuar në dritare, izolim termik etj.
Kreu i komunës së Vrapçishtit në këtë fillimpranvere ka paraljmëruar se ky vit do të jetë viti i investimeve pra “Këtë verë do të vazhdojmë ti japim komunës sonë pamjen që meriton, kemi shumë projekte dhe pa dyshim që do jemi gjithnjë e më pranë çdo qytetari dhe banori të komunës së Vrapçishtit që gradualisht të bëhet një qytezë ashtu siç i ka hije” tha kryetari i komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani për TOP24.











