LajmeRajon

IRONIZON VELIU: VETËVENDOSJE DO T’I FITOJË 100% TË VOTAVE SI NË KORE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka ironizuar me sondazhet që e nxjerrën Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me mbi 50% të votave.

“Ata sikur në Kore kanë më i fitu 100%”, tha Veliu kur u pyet nga Periskopi për këto sondazhe.

Ndërsa, për Vjosa Osmanin, ai deklaroi se e ka “dëmtuar” shumë LDK-në e që tash shkon “aty ku e ka vendin”.

“Ajo është njëra prej protagonistëve që e ka dëmtuar LDK-në në këtë periudhën e fundit, dhe ajo sigurisht që do të shkojë aty ku e ka vendin dhe aty ku ka bërë marrëveshjeve dhe për kënd ka punuar që një periudhë të gjatë kohore”, tha Veliu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close