LajmeMaqedoniTopLajm

Inside Story/ Sot kandidon për president, Bujar Osmani: Para Marrëveshjes së Ohrit nuk e mendoja se…

Le të kujtojmë se si ishte situata politike, ekonomike dhe arsimore në vend para vitit 2001, për të bërë një krahasim me atë që ofron sot realiteti pas marrëveshjes së Ohrit. Deri në vitin 2001 në institucionet shëndetësore nuk kishte mjek, infermier apo staf ndihmës të komunitetit shqiptar. Ata, ishin të përjashtuar nga çdo hallkë e sistemit.

‘Në qendrën klinike në Shkup ku jam punësuar mbi 3000 punëtor shëndetësor ndoshta 2-3 rojtarë mund të ishin shqiptarë dhe ata për komunitetin shqiptar ishin më të rëndësishmit. Për shkak se ishin një kanal komunikimi për ta për ti dërguar deri te mjekët maqedonas’ u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

‘Klinikat e Shkupit kanë qenë me 0 përfaqësim as një mjek shqiptar nuk ka pasur. Sot në klinikat e Shkupit drejtohen nga specialistë të njohur dhe të pranuar edhe ndërkombëtarisht që bëjnë ndërhyrjet e tyre edhe në klinikat e Evropës nga shqiptarët e specializuar në fusha të ndryshme të mjekësisë ndërsa më parë shqiptari është dashur që për të hyrë brenda në vizitë tek i sëmuri të korruptojë atë rojtarin tek dera ose pastruesin për të arritur deri tek realizimi i një vizite’- u shpreh Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokrat për Integrim.

Unë kam qenë student gjenerate në fakultetin e mjekësisë në Shkup por para marrëveshjes së Ohrit unë nuk mund të ëndërroja për punësim në ndonjë qendër klinike në Maqedoni por ndoshta ambicia ime ishte të mos më dërgonin në ndonjë fashat shumë malor se do të ishte e vështirë nga Shkupi por diku më afër’ u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Por, pas marrëveshjes së Ohrit gjerat ndryshuan për shumë shqiptarë. Ata rifituan shumë të drejta që për vite me radhë ju ishin mohuar.

Këto të drejta janë në një nivele shumë më të lartë seç kanë qenë dhe është një nivel që jep mundësi për shqiptarët që të zhvillohen. Tash varet edhe nga shqiptarët se sa duan ta shfrytëzojnë këtë kuptohet. Tash edhe flamuri edhe simbolet i kthyen në përdorim nga ne shqiptarët. Përpara kësaj shqiptarët përfundonin në burg nëse përdornin flamurin’ u shpreh Ibrahim Meheti, analist.

Pozicione pune që deri dje ishin të pamundura për ta, sot shqiptarët mund ti prekin dhe të marrin detyra në të mirë të komunitetit të tyre. Nga administrata e ulët, e deri në nivelet e larta të ekzekutivit.

U punësova në 2004 në një spitali cili i shërben 70% të pacientëve shqiptar. Unë isha një ndër shqiptarët e parë që u punësova në atë spital as shërbëtorët, as asistenët, as motrat medicinale nuk ishin shqiptarë. Kishte nga çdo komunitet por shqiptarët ishin të përjashtuar’- u shpreh Bujar Osmani, Ministër i Jashtëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close