
Si do të hyjnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Greqi me sistemin e ri EES (2025)
Nga viti 2025 hyn në fuqi Sistemi Evropian i Hyrje-Daljes (EES), që sjell ndryshime për të gjithë udhëtarët jashtë BE-së, përfshirë edhe shqiptarët nga Maqedonia e Veriut.
Çfarë ndryshon?
• Nuk ka më vula në pasaportë – hyrja dhe dalja regjistrohen elektronikisht.
• Monitorim i saktë i qëndrimit – sistemi llogarit automatikisht sa ditë ke qëndruar në zonën Shengen.
• Tejkalimi i afatit (90/180 ditë) regjistrohet menjëherë dhe mund të sjellë ndalim për hyrje në BE.
• Kioska automatike në kufij dhe aeroporte do të shpejtojnë kalimin.
Hapat e hyrjes në Greqi me EES
1. Mbërritja në kufi ose aeroport
Në vend të vulës në pasaportë, policët kufitarë të drejtojnë tek një kioskë automatike EES.
2. Regjistrimi (vetëm herën e parë)
• Vendos pasaportën në lexues.
• Kamera të fotografon.
• Vendos shenjat e gishtave në skaner.
• Të dhënat ruhen në sistem dhe vlejnë deri në 3 vjet.
Në udhëtimet e ardhshme procesi do të jetë më i shpejtë.
3. Kontrolli i qëndrimit
Sistemi automatikisht llogarit sa ditë ke qëndruar në zonën Shengen. Nëse je brenda afatit 90/180 ditë, merr aprovimin për hyrje.
4. Përfundimi i kontrollit
Polici kufitar konfirmon të dhënat dhe të lejon kalimin. Pasaporta nuk merr më vulë, pasi çdo hyrje-dalje regjistrohet elektronikisht.



