LajmeMaqedoniTopLajm

Inflacioni në Prill zbret në 4.6%, ushqimet mbeten të shtrenjta

Inflacioni për mujin Prill zbriti në 4.6%. Sipas INSTAT ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Prill 2023 është 4,6%, një vit më parë ky ndryshim ishte 6,2%.

Tendenca në rënia e inflacionit duket së është është ndikuar më së shumti nga rënia e çmimeve të karburanteve, që në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin rreth 240 lekë për litër, ndërsa këtë vit kanë zbritur poshtë 170 lekëve.

Por çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të shtrenjta, duke dhënë ndikimin kryesor në inflacion.

Sipas INSTAT grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” kanë pësuar rritjen më të madhe me 9.6 %, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje dhe mirëmbajtje e shtëpisë” të cilat pësuan një rritje me 6.7%.

Po ashtu rritje kanë pësuar edhe çmimet e “Hoteleve, kafene dhe restoranteve” pasi sipas INSTAT në ndryshimet vjetore vihet një rritje me  me 4,5%, dhe te grupi  “Veshje dhe këpucë” kjo rritje është 3.9%.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transport” solli një ulje në krahasim me një vit më parë, me 10,7%, kjo për shkak të uljes së çmimeve të naftës.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 15,5%, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 13,5 %, “mish” me 12,3%, “zarzavate” u rritën me 10,7%, “fruta” me 7,7%, “bukë dhe drithra” me 5,6%, po ashtu rritje ka pësuar edhe “sheqer, çokollata dhe mbëlsira” me 4,9%.

Related Articles

Back to top button
Close
Close