LajmeSport

Infantino në presion, Presidenti i FIFA-s i bën premtimin e bujshëm Marokut në këmbim të votës: Do organizoni finalen e Botërorit 2030

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, po përballet me akuza të reja për mënyrën se si po kërkon të sigurojë mbështetje për të qëndruar në krye të organizatës më të madhe të futbollit botëror.

Sipas një raportimi të “The Times Sport”, Infantino po i ofron Marokut organizimin e finales së Kupës së Botës 2030, në këmbim të mbështetjes së tij për një tjetër kandidaturë si president i FIFA-s.

Raportimi pretendon se kreu i FIFA-s po përpiqet të krijojë aleanca përpara zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, duke përdorur si element negociues vendime të rëndësishme që lidhen me kompeticionet madhore ndërkombëtare.

Ndërkohë, sipas të njëjtave raportime, UEFA është kundër një tjetër kandidature të Infantinos dhe i ka kërkuar atij të mos rikandidojë për postin e presidentit të FIFA-s. Qëndrimi i drejtuesve europianë lidhet me shqetësimet për drejtimin e organizatës dhe ndikimin e vendimeve të saj në futbollin ndërkombëtar.

Kupa e Botës 2030 do të jetë një edicion historik, pasi turneu do të zhvillohet në tre kontinente dhe gjashtë vende, me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun si organizatorët kryesorë, ndërsa Uruguai, Argjentina dhe Paraguai do të presin ndeshjet hapëse simbolike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close