India shkruan historinë, sonda indiane zbret në polin jugor të Hënës!

India ka shkruar sot në kapitull të ri në historinë e eksplorimit hapësinore!
Përpjekja e saj për një udhëtim drejt satelitit të vetëm natyror të Tokës shihet si një moment historik për vendin tashmë më të populluar të globit, që ka synuar prej kohësh t`i afrohet fuqive tradicionale hapësinore. Hindustan Times e quajti këtë “Dita D për Misionin e Hënës”. Një tentativë e mëparshme e Indisë për të bërë diçka të ngjashme në vitin 2019, kishte dështuar.
Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore (ISRO) kishte bërë disa korrigjime pas dështimit të katër viteve më parë, kur shkencëtarët humbën kontaktin me anijen kozmike disa momente para uljes së planifikuar. Misioni u nis gati gjashtë javë më parë para mijëra spektatorëve, por për shkak të raketave më pak të fuqishme se ato të SHBA-së, kësaj anije kozmike iu desh shumë më shumë kohë për të arritur në Hënë sesa atyre të misioneve Apollo të viteve 1960 dhe 1970, të cilat mbërritën brenda pak ditësh.



