
Sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbahet inaugurimi i Donald Trump si president, një ngjarje madhore ku marrin pjesë liderë dhe figura të njohura nga e gjithë bota.
Megjithatë, Kosova nuk ka asnjë përfaqësues zyrtar të pranishëm në këtë ceremoni, përveç afaristit të njohur Shkëlqim Devolli, dhe ish- kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Sipas analistes Magbule Shkodra, mungesa e përfaqësimit të Kosovës në një ngjarje të tillë është një mesazh i qartë, njofton Klankosova.tv.
“Nuk është i ftuar Kurti, është mesazh për të dhe qeveritarët e tij, kjo flet për raportet jo të mira, pra për raportin Qeveria Kurti-SHBA”.
Ndërkaq, gazetari Arlind Imeri e cilëson këtë si një tregues të dobësisë diplomatike të qeverisë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe qeveria janë totalisht të paafta dhe antiamerikane”.
”Është fat që kemi afaristë si Shkëlqim Devolli, që arrijnë të mbulojnë këtë boshllëk duke kryer punën e tyre dhe duke takuar senatorë dhe politikanë amerikanë”, tha ai.
Për më shumë detaje, ndiqeni videon e mëposhtme:



