BotaLajme

Inaugurimi i Biden, e gjithë SHBA në alarm. Priten protesta të armatosura

Të gjitha shtetet në SHBA dhe Distrikti i Columbia janë në gatishmëri për protesta të mundshme deri në inaugurimin e Presidentit të ri Joe Biden.

Sipas informacioneve që ka FBI, protestat do të jenë të dhunshme dhe të armatosura, ndaj dhe të gjithë janë në gatishmëri.

Trupat e Gardës Kombëtare nga i gjithë vendi po dërgohen në Uashington DC, për të frenuar çdo përpjekje për trazira si ato të 6 Janarit. Ndërkohë FBI ka paralajmëruar tubime të armatosura nga qytetarët pro Trump në të 50 shtetet.

Ekipi i Biden u ka kërkuar amerikanëve që të shmangnin udhëtimet në kryeqytet në ditën e inaugurimit për shkak të pandemisë COVID-19 dhe për shkak të njoftimeve për trazira.

Ditët e fundit zyrtarët e FBI-së po gjurmojnë qytetarët në mediat sociale dhe po shohin se kush janë organizatorët e tubimeve, të cilët njoftimet i bëjnë në internet./tvklan.

Related Articles

Back to top button
Close
Close