LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Kanë arritur disa frigoriferë që duhet të mbahen vaksinatPfizer

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha se sistemi shëndetësor është i plotësisht i përgatitur për vaksinimin në muajin shkurt kur priten të arrijnë vaskinat.

”Mund të them se pas të tre mekanizmave ne reaguam dhe komunikuam në një kohë dhe në mënyrë intensive, së pari me KOVAKS, ditën tjetër kishte një njoftim nga Organizata Botërore e Shëndetësisë që dozat e para të vaksinave mund të priten në ato vende që janë gati, dhe ne u vlerësuam si “Një nga vendet më të gatshëm në Evropë për sa i përket pranimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe aplikimit të mëtejshëm të vaksinave,” tha Filipçe.

Ai tha se tashmë kanë arritur frigoriferët që u paralajmëruan si donacion për vaksinën Fajzer që duhet të mbahet në -70 gradë celsius.

“Dy frigoriferë tashmë janë këtu, dhe tre do të vijnë në javët e ardhshme. Në një frigorifer mund të mbahen rreth 100 mijë vaksina. Kemi kapacitete të mjaftueshme deri në këtë moment”, theksoi Venko Filipçe – Ministër i Shëndetësisë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, shtoi se 5.850 vaksinat janë për muajin shkurt ndërsa nga 17.500 për muajin mars dhe muajin prill.

Related Articles

Back to top button
Close
Close